E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dyshimet/ Durrsaku e masakroi gruan me thikë për xhelozi

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja makabre e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Xhafzotaj të Durrësit.

 

Mësohet se autori i krimit është 45-vjeçari Lulzim Cuku, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij, Manjola Cuku. Dyshimet e para janë që krimi të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie. Ata ishin prindër të tre fëmijëve të vegjël, dy vajza dhe një djalë.

 

Reklamë

Bëhet me dije se Lulzim Cuku shkonte herë pas here në Greqi si emigrant, ndërsa tani është shpallur në kërkim për krimin e rëndë. Pasi vrau gruan, 45-vjeçari u arratis nga banesa. Të afërmit e Manjola Cukut kanë marrë trupin e saj të pajetë dhe pritet që ceremonia mortore të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Dibër.

 

Më shumë video

Reklamë