Protestat masive që kanë pushtuar Shtetet e Bashkuara pas fitores së Donald Trump, me gjasa janë të paguara. Reklama të publikuara në “Craigslist”, një website reklamash për kategori të ndryshme, zbulojnë se protestues të paguar anti-Trump dhe demonstrata të sponsorizuara, po vazhdojnë të ushqejnë urretjen dhe përçarjen në popullin amerikan.

Në këtë fushatë të ethshme post-fitores së Trump, duket se “Craigslist” është bërë një mjet i rëndësishëm rekrutimi për organizatorët, të cilët mendohen të jenë as më pak e as më shumë se vetë ish-kandidatja Clinton dhe filantropisti me origjinë hungareze, George Soros.

Rasti i parë në faqen e dedikuar të “Craigslist” për vende pune në Seattle. Lajmërimi se kërkohen aktivistë, është vendosur në kategorinë e punëve jo-fitimprurëse, por që në titull, qartësohet se në fakt, kjo punë shpërblehet me 15-22 dollarë në orë.

“Luftoni axhendën Trump! Jemi duke punësuar organizatorë me kohë të plotë!”, është ky lajmërimi që bëhet nga Washington Community Action Network, organizata që prej mëse 35 vitesh ndihmon në çështje të ndryshme që shqetësojnë të gjithë punëmarrësit.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo organizatë ka lidhje të drejtpërdrejta me Soros. Sidoqoftë, “Craigslist” është përdorur edhe herë të tjera për të kërkuar aktivistë e protestues dhe rasti i rradhës është në një event në Los Angeles, ku kërkoheshin persona për të bllokuar trafikun në rrugën mes Highlands dhe Hollywood.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *