Tre qytetare nga Korca kane shfaqur simptoma te Covid-19, cka ka detyruar autoritetet shendetesore te marrin tamponat per te kryer analizat. Te tre tamponat jane çuar drejt Tiranes aty ku do te vertetohet nese qytetaret jane apo jo pozitive ndaj covid-19. Burime te siguruara nga Vizion Plus bejne te ditur se njeri prej rasteve ndodhet ne repartin infektiv prane spitalit rajonal te Korces, aty ku gjendja shendetesore e tij eshte jo e mire. Dy prej rasteve jane nga qyteti i Korces, njeri prej tyre dyshohet te beje pjese ne zinxhirin e kontakteve te tre te infektuarve te pare ne qytetin juglindor. Nderkohe rasti i trete eshte nga fshati Drithas i Maliqit dhe mesohet se nuk ka asnje histori udhetimi jashte shtetit. Nese nje dite me pare ne Korce nuk ka pasur asnje te dyshuar si te prekur nga Covid-19, keto tri raste te sotme te dyshuara, vijne pas punes intensive te kryer nga mjeket epidemiologe, te cilet jane duke ndjekur te gjithe zinxhirin e kontakteve te 11 personave te cilet tashme jane pozitive ndaj koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *