Krimi i rëndë brenda një familje shqiptare në Xhenova ditën e premte, ka bërë xhiron e mediave italiane.

Eduart Zyberi 53 vjec qëlloi për vdekje me thike gruan e tij Laureta Zyberi në një pallat ku kjo e fundit punonte si pastruese.

Ka dyshime të forta se bëhet fjalë për një krim pasioni pasi bashkëshorti dyshonte se gruaja e tij 10 vjet me e vogël në moshë e tradhëtonte me pronarin e banesës ku Laureta punonte.

Eduarti ka shfrytëzuar faktin që pronari Italian I banesës nuk ndodhej aty gjatë ditës dhe ka shkuar të takojë gruan e tij. Por mes tyre ka pasur fillimisht një grindje të fortë dhe më tej Eduart Zyberi qëlloi disa herë për vdekje në bark gruan e tij. Më pas qëlloi edhe veten por nuk vdiq. Ishte vetë pronari Italian I banesës ai I cili u përball me pamjen shokuese ne shtëpinë e tij. Kur u kthye nga puna në orën 17 e 30, ai gjeti të vdekur Lauretën ndërsa Eduarti ishte I mbuluar në gjak.

Nga hetimet e para të policisë italiane mësohet se cifti kishte mbi 20 vite i martuar e po kaq thuajse në Itali.  Krimi dyshohet se mund te kete ndodhur per motive xhelozie. Megjithatë dëshmia e Eduartit do të jenë decisive për të ndërtuar historine e trishte të këtij krimi.

Ai do të merret në pyetje sapo të marrë veten pasi ndodhet I arrestuar në spital ku kurohet për plaget e rënda që I dha vetes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *