Subscribe

Duket se numri i testeve molekulare që kryhen në laboratorët privatë  kryesisht për efekt dokumentacioni, thuajse po arrin shifrat e atyre që kryhen në ISHP.

Gjatë intervalit kohor të 24 orëve kryhen 400-1000 teste në laboratorët të certifikuar nga autoritetet shëndetësore.

 

DRITAN ULQINAKU

EPIDEMIOLOG, ISHP

 

Cdo ditë dy laboratorët private raportojnë në ISHP për numrin e rasteve që, sipas tyre kanë rezultuar pozitive ose të dyshuara si me Covid pozitiv. Shifrat janë ditore, mund tju them që luhaten nga 20-50 analiza në ditë, pra raste si të dyshuara dhe konfirmuara si pozitive.

 

Ndërsa sa i takon rasteve pozitiv epidemiologu Ulqinaku shprehet se ka ende pikëpyetje për laboratorët e  licensuar, të cilët po monitorohen nga autoritetet.

 

DRITAN ULQINAKU

 

Është puna jonë që te ngrejmë pikëpyetje në cdo strukturë te re që ngrihet. Për të pasur nje perputhshmëri te të dhënave per një monitorim nga ISHP, e cila është detyrë funksionale e saj, them qe për një periudhë të shkurtër që të garantohemi qe realisht përputhsmëria e testeve ne privat është 100%.

 

Javën e fundit nga testimet e kryera në laboratorin e virologjisë në institutin e shendetit publik 15%  e tyre kanë rezultuar pozitivë, shifër e cila pësoi rënie në krahasim me javën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *