E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dyshime për sulm terrorist në Gjermani

Qyteti Mynster në Gjermaninë perëndimore u trondit ketë te shtunë nga një ngjarje e rëndë që dyshohet si sulm terrorist.

 

Një furgon është përplasur më një turmë njerëzish, duke lënë pas 4 viktima dhe më shumë se 30 të plagosur.

 

Reklamë

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se 6 nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa shoferi i mjetit ka vrarë veten.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe te sigurisë, ndërsa po zhvillohen hetime intensive, pasi dyshohet edhe prania e lëndëve eksplozive.

 

Policia ka shpallur ne kërkim dy persona që besohet se kanë lidhje me sulmin. Automjeti që përdori autori i krimit është një furgon shpërndarjeje pijesh te ndryshme, që mund te kalojë me leje te posaçme ne zona këmbësoresh.

 

 

Sulmi ka ndodhur ne pjesën e vjetër te qytetit turistik, e cila është tejet e populluar ne fundjave.

 

Kamionët që sulmojnë turma njerëzish njihen si një praktikë e terroristëve të ISIS pas disa rasteve qe kane ndodhur në SHBA, Britani apo edhe vende të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë