E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Bota

Dyshime për një paciente me koronavirus në Qipro

Një grua me origjinë kineze dyshohet se është prekur nga koronavirusi. Ajo kishte udhëtuar dy javë më parë në Kinë, ndërsa thuhet se është shtruar në spitalin e Nicosia ku po i nënshtrohet testeve, për të bërë verifikimet.

 

Ministri i Shëndetësisë pohoi këtë të hënë se e dyshuara me virusin e rrezikshëm po udhëtonte nga Moska për në Qipro, ndërsa ka shfaqur simptoma të virusit të rrezikshëm.

 

Reklamë

Po ashtu, janë marrë masa për 85 pasagjerët që ishin në avion me të. Autoritetet deklarojnë se ata do t’i nënshtrohen testeve mjekësore me qëllim për të parandaluar në kohë përhapjen e saj.

 

Pasagjerët do të izolohen në karantinë për 14 ditë, në rast se rezultatet  testimit të gruas së dyshuar me koronavirus dalin pozitive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë