E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dyshime për koronavirus/ Dy persona në Korçë dalin negativë pas analizave

Dy persona nga qyteti i Korçës kanë shfaqur të mërkurën simptoma të ngjashme me COVID-19, çka i ka detyruar mjekët tu marrin tamponat për kryerjen e analizave për koronavirusin.

 

Burime zyrtare nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Korçë bëjnë të ditur se fatmirësisht te dy tamponat kanë rezultuar negativë, çka do të thotë se Korça pritet të mos përfshihet ditën e sotme në listën e qyteteve që do të kenë rritje të numrit të të infektuarve.

 

Aktualisht personat e prekur nga COVID-19 në qytetin juglindor kanë shkuar në 16 persona, ndërkohë që njëri prej tyre është shëruar, lajm i cili është konfirmuar edhe nga Drejtori i Spitalit të Korçës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë