Dyshime për 1 paciente me koronavirus në Kosovë/ Mjeku: Rezultati i testimit është negativ
Pas raportimeve për një person të dyshuar të infektuar me koronavirus, pacientja e cila ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rezultoi se nuk është bartëse e semundjes.
Autoritetet sqaruan se rezultatet për pacienten e dyshuar, kanë dalë negative.
NASER RAMADANI
DREJTOR I INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETIT PUBLIK
“Ne i kemi marrë rezultatet laboratorike për të treja në mënyrë që të izolojmë çdo dyshim të mundshëm në koronavirus dhe në gripin a ose b, dhe të treja kanë rezultuar negativisht. Në këtë rast konfirmimi laboratorik është konfirmimi përfundimtar”
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, tha gjatë deklaratës për shtyp se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila jeton në Kosovë.
ARBEN VITIA
MINISTER I SHENDETESISE
“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila punon në Kosovë, e cila ka qenë në një qendër skijimi, e në atë qendër kanë qenë edhe pesë persona të tjerë të infektuar. Dhe pasi ka dëgjuar se kanë qenë pesë persona të infektuar dhe pas disa simptomave, me një kollë e lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma tjera, është alarmuar dhe ka ardhur diku pas orës 17:00 në Klinikën Infektive për të bërë kontroll.”
Ndërkohë, institucionet publike shëndetësore në Kosovë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandalaur koronavirusin .




