Subscribe

Fotografia e publikuar të enjten nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Flora Brovina, si dëshmi e dhunës seksuale gjatë luftës, ka tronditur opinion publik por njëkohësisht ka hedhur hije dyshimi mbi vërtetësinë e kësaj prove.

 

Sipas mediave kosovare fotoja e përdhunimit është marrë nga një faqe interneti me përmbajtje pornografike e shkrepur diku në Irak. Fotografia nxiti reagime të shumta, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila përmes një komunikate njoftoi se ka thirrur zonjën Brovina të ofrojë dëshmitë që ka për të hetuar mbi foton e publikuar.

 

Nga ana tjetër deputetja Brovina u shpreh e bindur se fotografia është e vërtetë dhe se informacionet mbi të do t’ia dorëzojë prokurorisë. Ajo sqaroi se vajza në fotografi është gjallë, gjendet në Kosovë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe se i njeh përdhunuesit serbë.

 

Reagime pati edhe nga deputetët e analistë të cilët vunë në dukje se e gjithë kjo mund të jetë një manipulim me implikimin edhe te agjencive sekrete të huaja.

 

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila është e përfshirë në procesin e zbulimit  të përdhunimeve gjatë luftës, reagoi ashpër duke thënë se veprimi i deputetes është jonjerëzor dhe  e joligjor.

 

Publikimi i fotografisë sipas saj, cenon rëndë privatësinë e viktimës dhe mund të çojë në zbulimin e identitetit të një dëshmitareje potenciale të krimeve që Serbia ka kryer ndaj kosoves.

 

Të dhënat e autoriteteve flasin për mbi 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara gjatë luftës së kosovës nga serbët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *