Subscribe

Nga Tonin Frroku

Edhe në ditët e para të këtij viti, Voskopoja ka patur turistë të shumë të ardhur nga qytet të ndryshme të vendit. Një pjesë e mirë e tyre e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në këtë krahinë, ndërkohë që kanë vendosur të qëndrojnë edhe disa ditë më shumë. Ashtu siç ka patur qytetarë që kanë  festuar në Korçë dhe më pas kanë ardhur për të kaluar dy ditë në Voskopojë.

Anton Falo është një nga operatorët turistik të Voskopojës. Sipas tij ky fshat është simbol i mikpritjes së turistëve nga të gjitha qytet e vendit.

Voskopoja edhe këtë vit ka qenë e kërkuar nga turistët që nga data 23 dhjetor e deri në ditët e para të këtij viti. Madje sipas operatorëve turistikë rezervimet për festat e fundit vitit janë bërë muaj më parë. Voskopoja është fshati turistik kampion për festimet. Ky fshat ka më shumë se 800 vende akomodimi në hoteleri, bujtina dhe shtëpi pritëse.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *