Akset kryesore të Korçës janë përballur me trafik, për shkak të kthimit të emigrantëve dhe të pranisë së turistëve, të cilët kanë zgjedhur për të kaluar jo vetëm pushimet, por për tu bërë edhe pjesë e Festës së Birrës që mbahet këtë javë.

 

Për të përballuar fluksin e madh i cili edhe për policinë është fluksi më i madh i viteve të fundit, nga ana e sektorit të qarkullimit rrugor pranë drejtorisë vendore të qarkullimit të qarkut, ku është shtuar numrin e patrullave në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, atje ku edhe fluksi është më i madh.

 

Vetëm në qytetin e Korçës janë pozicionuar 5 patrulla levizëse ndërsa në Pogradec janë tri të tilla. Njëra prej të cilave patrullon nga Pogradeci në drejtim të Tushemishtit.

 

Fluksi më i madh i qarkullimit edhe për policinë rrugore, paraqitet në bulevardet kryesore, aty ku edhe janë të vendosura patrullat e policisë së qarkullimit rrugor.

 

Në oret e pasdites për të evituar rëndimin e trafikut, nga ana e policisë është bërë e mundur kalimi vetëm me një sens levizjeje.

 

Nga ana tjetër policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin edhe unazën e qytetit si dhe rrugët e tjera alternativë për të mos rënduar trafikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *