Çmimi i karburanteve në vendin tonë është më i larti nga të gjitha vendet fqinje. Aktualisht një litër naftë në Shqipëri tregtohet me 219 lekë, ndërsa në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut shitet me 152,6 lekë.
Kjo ka bërë që në doganën e Bllatës në Dibër të ketë një dyndje të qytetarëve të cilët kalojnë kufirin për të furnizuar automjetet e tyre me naftë.
Diferenca mes dy vendeve është shumë e lartë pasi në Dibër të Madhe, qytetarët e blejnë rreth 70 lekë më pak një litër naftë.
E njëjta situatë ka qenë edhe më parë në doganën e Ballatës pasi edhe pas luftës në Ukrainë, banorët e Dibrës i dejtoheshin vendit fqinj./vizionplus.tv





