Situata në kufirin mes Polonisë dhe  Bjellorusisë, në lindje të Bashkimit Evropian, vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa mijëra refugjatë kanë mbetur të bllokuar.

 

Duke marrë shkas nga kjo situatë kaotike, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zhvilloi një vizitë në Uashington ku takoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Zyrtarja e lartë e Brukselit deklaroi se Bashkimi Evropian , javën që vjen, do të zgjerojë sanksionet kundër Bjellorusisë.

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTJA E KE-së

 

“U fokusuam edhe tek situata ne kufirin e Bjellorusisë. Kjo nuk është një ceshtje bilaterale mes Polonisë, Letonisë, Lituanisë  edhe Bjellorusisë. Është një sfidë që duhet të përballet  i gjithë Bashkimi Evropian dhe nuk mund të cilësohet si një krizë të migrimit. Shumë shpejt, në fillim të javës së ardhshme, do të ketë një zgjerim të sanksioneve kundër Bjellorusisë. Sanksionet do të zbatohen si ndaj individëve ashtu edhe subjekteve.”

 

Von der Leyen beri të ditur se edhe Uashingtoni pritet të marrë të njëjtën masë në fillim të dhjetorit.

 

 

“Edhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur sanksione kundër Bjellorusisë që do të hyjnë në fuqi në fillim të muajit dhjetor. Ne do të shqyrtojmë mundësinë e vendosjes së sanksionove ndaj atyre linjave ajrore që lehtësojnë trafikimin e qenieve njerëzore drejt Minskut dhe më pas drejt kufirit BE-Bjellorusi”

 

BE-ja dhe NATO-ja akuzojnë Presidentin Alexander Lukashenko se po i përdor migrantët si “armë” për të destabilizuar Perëndimin. Sipas tyre, Lukashenko, po nxit fluksin e refugjatëve si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë blloku kundër regjimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *