E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet arsenal armësh në Shkodër/ Në kërkim 43-vjeçari, procedohet e ëma 73-vjeçare

Një 43-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Ibraj është shpallur në kërkim nga policia e shkodrës, pasi iu gjet arsenal armësh në shtëpi.

 

Sipas policisë, ai do t’i shiste armët tek persona me precedent penale, që do t’i përdornin për të kryer krime.

 

Reklamë

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Ibraj nuk është gjetur në banesë. Ndërsa u  procedua penalisht në gjendje të lirë nëna e tij 73-vjeçare.

 

Operacioni u finalizua  në fshatin Mali i Jushit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, dylbi dhe municion luftarak për lloje të ndryshme armësh.

 

Ndërkohë policia dhe prokuroria vijojnë hetimin për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë  veprimtari kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë