55 persona kanë humbur jetën  në Itali në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ka sërish ulje numrit të viktimave në raport me shifrën zyrtare të ditës së hënë.

Tashmë totali i viktimave në Itali ka shkuar në 33 mijë e 530.

Mbrojtja civile italia tha se në 24 orët e fundit janë evidentuar 318 raste te reja me koronavirus, gati dyfishi  i të dhënave të një ditë më parë kur kishim pasur 178 raste të reja në të gjithë Italinë.

Po ashtu bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 1737 persona, e tashmë janë mbi 160 mijë personat që kanë fituar betejen me koronavirusit nga 233 mijë e 515 të sëmurë nga dita e parë e epidemisë e deri më tani.

Në terapi intensive janë aktualisht 408 paciente ( 16 më pak se dje), ndërsa personat që janë ende në spital me simptoma janë 5916.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *