Subscribe

Furnzimi me dru zjarri për periudhën e dimrit mbetet një nga problemet më të mëdha për zonën e Maliqit.

 

Një grup banorësh së bashku me kryepleq të fshatrave të kësaj bashkie kërkuan nga autoritetet që t’i japin zgjidhje kësaj situate pasi po afrojnë ditët e ftohta. Sipas tyre vetëm 10% e banorëve i kanë siguruar drutë e zjarrit, dhe ato me një çmim tejet të lartë që shkon deri në 75 mijë lekë metri.

 

Kosotot, thonë ata, janë tejet të larta ndërsa akuzojnë autoritetet se gjithë situata ka ardhur për shkak të monopolit që është krijuar me tregun e shitjes së druve.

 

BANORE

 

1-Nuk kanë dru. 75 mijë lekë një metër dru. Është bërë monopol kjo gjë. Dru ka pasur dhe ka.

 

2-Jemi të moshuar nuk kemi lek të blejmë dru as me korrent nuk ngrohemi dot. 30 mijë lekë të ardhura, 8 mijë lekë mEtri. Si do jetojmë? Ta gjejë bashkia zgjidhjen.

 

Ndërkohë kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu thotë se shkak për situatën e vështirë është bërë mungesëa e sipërfaqeve të pyllëzuara në zonë.

 

Gezim Topçiu – Kryebashkiak i Maliqit

 

Situata është tejet e rëndë. Por siç iu thashë, ne mbulojmë vetëm 25% të sipërfaqeve pyjore. E kemi ngritur problemin më lart. 

 

Vetëm bashkia e Maliqit kërkon 100 mijë metër kub dru zjarri. Problematiak haset dhe në zona të tjera të Juglindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *