E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kosova

Dyfishohen rastet me koronavirus në Kosovë

Rritet numri I të prekurve me koronavirus edhe në Kosovë.

Mbrëmjen e të dieles, autoritetetet shëndetesore bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë katër paciente të rinj që kanë dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Sipas ministrit te shëndetësisë Arben Vitia të gjithë personat e afërt me të prekurit janë identifikuar dhe janë testuar, njëri prej të cilëve ka rezultuar pozitiv.

Autoritetet në Kosovë kanë vendosur në karantinë qytetin e Vitisë, Klinës dhe Malishevën, për shkak se rastet e konfirmuara me sëmundjen janë nga këto qytete.

Reklamë

Qeveria e Albin Kurtit vendosi të mbylle gjithcka, shkolla, lokale, restorante, transport ndërqytetas dhe linja ajrore si masa parandaluese për koronavirusin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë