E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dyfishohen kontrollet në kufi, por temperatura matet edhe me termometër me zhivë/ VIDEO

Pas konstatimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, janë shtuar kontrollet në porte e pika kufitare.

Kontrollet të shumta janë zhvilluar në pikën kufitare të Murriqanit, nga e cila rezulton se kishte hyrë edhe 28-vjeçari i prekur nga virusi COVID-19, i cili sipas autoriteteve nuk ka pasur temperaturë gjatë momentit të kontrollit.

Reklamë

Nën masa të rrepta punohet edhe në pikën e Hanit të Hotit, ku çdo udhëtar i nënshtrohet matjes së temperaturës me termometër lazer.

Autoritetet në këtë pikë kufitare po punojnë me të njëjtin staf.

Reklamë

Edhe në portin e Durrësit janë përforcuar masat.

Mëngjesin e të hënës kanë mbërritur dy tragete nga Italia, ndërsa të gjithë pasagjerët iu nënshtruan kontrolleve.

Ne te gjitha pikat e kalimit kufitar kete te hene eshte vene re dyfishimi i masave, mirepo ka edhe raste si ne Hanin e Hotit ku ne mungese termometrave termik, punonjesit perdorin termometer me zhive ( tradicional).

Ndërkohë, në zonën e Kavalishencës ku janë vendosur mjediset e karantinës kanë nisur lëvizjet e personelit mjekësor pas shfaqjes së rasteve të para të të infektuareve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë