E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dybala është që tani…zikaltër

Paolo Dybala tek Interi. Zërat në merkato që e lidhin argjentinasin me ekipin zikaltër sa vijnë e bëhen më kokëforte.

Shtypja e fanelave të Interit me emrin e Dybalës të cilat janë shitur në hyrje të qëndrës sportive “Apiano Gentile” ka bërë shumë përshtypje këtë të premte.

Lajmi bashkë me fotot përkatesë ka bërë xhiron e mediave italiane.

Natyrisht në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një dëshirë të tifozeve të Interit, por jo vetëm…

Reklamë

Ku ka zë nuk është pa gjë, thot populli.

E në këtë rast një shkëmbim I mundshëm mes tij dhe Icardit që do të shkonte tek Juventus, nuk duket një utopi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë