E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy vjet pa Dr. Florin

Shënohen sot dy vjet nga humbja e Dr. Florit, producenti që bëri diferencën në muzikën shqiptare. Ishte i parakohshëm largimi i tij, dhimja dhe lotët që ende nuk janë tharë për familjarët dhe miqtë e muzikantit. Sot, kur kujtohet në dy vjetorin e largimit tw tij nga jeta, kanë qënë të shumta mesazhet në kujtim të artistit.

Vëllai i Dr. Florit, Alban Kondi shkruan kështu në faqen e tij në Instagram: “E ty ste fshin dot me vitet…. sa shum mungon.” Po aq prekës ka qënë dhe mesazhi që gruaja e Dr. Florit, Blerina, ka bërë në Instagram. Ajo ka publikuar nje foto te djalit te tyre te vogël, përballë fotos së të atit duke shkruar: “Dy vjet pa babin… Na mungon shume… Te duam pa fund…”. I mungon familjes, miqve, fansave të tij. I mungon aq shumë dhe skenës shqiptare të muzikës, mungesë që kushton shumë.

alban kondi2

Vazhdo të lexosh

Reklamë