Si sot dy vite më parë, aktori i mirënjohur shqiptar Koço Devole, u nda na jeta, duke lënë një boshllëk të madh në familje dhe në ekranet shqiptare.

 

 

Në dy vjetorin e vdekjes, kolegu dhe miku i tij i ngushtë, Agron Llakaj ka bërë një dedikim prekës për të ndjerin Koço Devole. Ai ka publikuar një foto të vjetër të tyre duke e krahasuar me një yll lart në qiell.

 

 

“I Madhi dhe i paharruari Koco Devole. Aristokrati humorit shqiptar. Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj,punen,shendetin,sfiden,kenaqesi e pakenaqesi,trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.I paharruar i shtrenjti Koco”, shkruan aktori në foton e shpërndarë në Instagram.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *