Subscribe

Moti i keq ka shkaktuar dy viktima në Kosovë. Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Prishtinë, pasi u godit nga një pemë.

 

I riu gjeti vdekjen e menjëhershme, teksa ishte duke ecur në rrugën “Vaso Pasha”. Nga rrëzimi i po kësaj peme është plagosur rëndë edhe një grua.

 

Një tjetër person, me shtetësi turke, ka humbur jetën në Rahovec, pasi është goditur nga rrufeja. Po ashtu është goditur edhe një person tjetër, i cili ka shpëtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

34-vjeçari që ka humbur jetën dhe i lënduari 28-vjeçar, në momentin kur janë goditur nga rrufeja kanë qenë duke punuar.

 

E hëna u shoqërua me stuhi dhe rrebeshe të shiut, në pjesën më të madhe të Kosovës. Meteorologët bënë të ditur se për 24 orë u regjistruan 4,000 shkarkesa rrufesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *