Dy të rinj humbën jetën në aksidente orët e para të së shtunës.
Ne Durrës një 22-vjeçar, i identifikuar si Denis Hoxha humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me një trailer të parkuar në rrugën “Vëllazërimi” . Perplasja ishte fatale dhe i riu gjeti vdekjen e vendin e ngjarjes.
Ndërsa, nga aksidenti tjetër që ndodhi në aksin nacional, Librazhd- Përrenjas i vdekur mbeti një 31-vjeçar banues në Korçë.
Makina që drejtonte Eugen Meka u perplas nga një kamion dhe për pasojë 31-vjeçari humbi jetën në vend.
Nga ky aksident mbeti i plagosur mbeti edhe personi që udhëtonte me Mekën si pasagjer.
Drejtuesi i kamionit u shoqërua në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv





