Të kesh celulit nuk është turp, ta tregosh para të tjerëve celulit nuk turp, të informohesh dhe të dish ta parandalosh është kulturë mjekësore dhe estetike. Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e tij. Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Ai njihet ndryshe edhe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra dhe trajtimi i tij në qendra estetike mund të mos jetë gjithmonë i suksesshëm, përveç se i kushtueshëm sa qimet e kokës. Ne ju njohim me tre hapa të thjeshtë që zbehin shenjat e celulitit dhe përgatisin trupin tuaj para sezonit të plazhit kjo është

 
Nuk jeni vonë të nisni që sot me ndjekjen e këtyre rregullave që jov vetëm do të mbajnë
1.Banjo me kripë të trashë deti: Shtoni në dush shtë edhe kripa Epsom, e cila nëse shtohet ditë për ditë në vaskë e kthen larjen në një proces detoksifikues që shkrin dhjamin, aktivizon metabolizmin duke lehtësuar në këtë mënyrë rënien në peshë. Niseni fillimisht me një lugë gjelle kripë Epsom, për të rritur dozën ditët në vijim nga dy deri në pesë lugë gjelle. Sipas studimeve të ndryshme, edhe nëse shtoni prej 500 gr kripë Epsom, nuk do të sjellë asnjë efekt të padëshiruar. Më pas qëndroni në ujë për 15-20 minuta, jo më shumë. Këshillohet që thjesht të masazhoni trupin me anjë të një sfungjeri dhe të shijoni ngrohtësinë. Po ku qëndron veçantia e kësaj kripe ?

 

2.Scrub organik për trupin dy herë në javë: Scrubi natyral është mënyra më e mirë për të nxitur qarkullimin e gjakut në gjithë trupin, për të pastruar lëkurën nga qelizat e vdekura dhe për ta’i dhënë shkëlqim dhe butësi. Në një enë shtoni dy lugë gjelle kripë deti +4 lugë gjelle vaj ulliri ose zgjidhni përzierjen tjetër llum kafeje, kripë e trashë deti, vaj esencial bajamesh dhe disa pika lëng limoni. Pasi t’i keni përzier të gjithë ingredientët respektivë, lagni trpin dhe fërkojeni me përzierjet e mësipërme. Ky lloj scrubi heq qelizat e vdekura. Celuliti, i njohur ndryshe si lëkura e portokallit, është një problem estetik që prek shumë femra si pasojë e akumulimit të qelizave dhjamore nën lëkurë. Drenazhi limfatik që realizon me anë të fërkimit mundëson qarkullimin e gjakut i cili konsiderohet edhe si një prej faktorëve që formon celulitin.

 

//Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *