Dy vëllezër shqiptarë janë identifikuar si viktimat e një aksidenti shumë të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Chessa.

 

Viktimat janë 37 dhe 44 vjeç banues prej shumë vitesh në Arcille aty ku kishin ndërtuar familjet e tyre dhe ishin integruar plotësisht në shoqëri dhe komunitet.

 

Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë ndërsa vëllai I madh kishte tre fëmijë.

 

Dy vëllezërit ishin nisur për në punë teksa mjeti i tyre është përplasur me një mjet tjeter që vinte poërballë në orën 06:40 në komunën e Scansano-s.

 

Të dyja mjetet pas përplasjes kanë përfunduar në kanalet anësh rrugës me dëmtime të rënda.

 

Ndonëse mbetet për tu konfirmuar, në ngjarje ka mbetur I plagosur edhe një shqiptar tjetër 28-vjecar që dyshohet se udhëtonte jo në të njëjtën makine me dy vëllezerit, por në mjetin tjetër.

 

Ai u transferua në spitalin Misericordia dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë medije se dy vellezerit që humben jeten në mënyrë tragjike nga ky aksident janë me mbiemrin Myftarago, me origjinë nga Korca por të transferuar me familjet në durrës prej disa vitesh./ https://www.ilgiunco.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *