E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy vëllezër plagosin me thikë 20-vjeçarin në Kurbin

 

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 20-vjeçar.

 

Policia njofton se i plagosur ka mbetur 20-vjeçari E.K, i cili është dërguar në spitalin e Traumës.

Reklamë

 

Ai ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

 

“Në pranga kanë rënë shtetasit  Jozef Çaku (Kolici), 33 vjeç dhe Ervis Kolici, 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje’kryer në bashkëpunim’mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”, njofton policia. 

 

Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin E. K., (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. /vizonplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë