E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

Dy vëllezër kanosin me shotgan 57 vjeçarin nga Kruja

 Dy vëllezer janë përfshirë në një konflikt me një tjetër shtetas të cilin më pas e kanë kanosur me armë gjahu.

 

Për pasojë policia ka arrestuar shtetasin Bujar Qerrushi 34 vjec banues në fshatin Larushk të Tiranës ndërsa ka proceduar edhe vëllain e tij A.Qerrushi 31 vjeç.

 

Dy vëllezerit Qerrushi kanë kanosur me armë A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

 

Pas ndërhyrjes së policisë, dy vëllezërve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu tip Shotgan, 20 fisheke cifte, një thikë dhe një doreze përforcues grushti.

Vazhdo të lexosh