Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë, pasi kanë goditur me sende të forta dhe kanë kërcënuar një person në Tropojë.

Janë prangosur B. Gj., 34 vjeç, P. GJ., 42 vjeç, banues në Fierzë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me jetë dhe goditur me sende të forta, shtetasin N. M., banues në fshatin Lekbibaj.

Të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale ” Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *