E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të vdekur nga përplasja e makinave në Lushnje-Fier

Dy persona kane humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Savër,ku një makinë tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Idajet Toshkëllari, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Idajet Toshkëllari dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

 

Ndërkohë është shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë