E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të vdekur në një aksident në Tepelenë

Dy persona humben jetën nga një aksident rrugor që ndodhi pasditen e kësaj të enjteje, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi rreth 4 kilometra larg Memaliajt ne vendin e quajtur Kras. Si pasoje e daljes së mjetit nga rruga, humbi jetën Syrja Sina dhe Luan Bilbili, ndërsa i plagosur mbeti Erjon Sinani. Policia e cila mbërriti ne vendngjarje beri me dije se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bere devijimi i lëvizjes nga ana e mjetit e më pas humbja e kontrollit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë