Subscribe

Dy aksidente me pasoje vdekjen e dy kalimtareve u shënuan mëngjesin e kësaj te shtune ne Korçe dhe Fushe Kruje. Ligor Qirici 76 vjeç, u përplas per vdekje ne afërsi te stadiumit “Skënderbeu” ne Korçe nga nje makine qe po lëvizje me shpejtësi. Policia arrestoi shoferin 22-vjeçar Sterio Germenji.

 

Pas aksidentit, 22-vjeçari nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por priti ardhjen e policisë rrugore, te cilës i ka bere te ditur se fushe pamja e tij ne vendin e aksidentit, kishte qene e kufizuar. Edhe në Fushë Kruje një kalimtar qe po kalonte rrugën u godit nga një makinë. Menjëherë pas aksidentit, shoferi e mori te plagosurin 63-vjeçar dhe e dërgoi vete në spitalin e traumës. Por fatkeqësisht, këmbësori 63-vjeçar nuk mundi te mbijetoje per shkak te plagëve te renda. Shoferi u shoqërua me pas nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *