E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dy të vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm izraelit me dron në Libanin jugor

Dy persona u vranë dhe tre u plagosën, përfshirë një fëmijë, në një sulm izraelit me një mjet ajror pa pilot (dron) në periferi të qytetit Sakra, në Libanin jugor, njoftoi shërbimi i mbrojtjes civile libaneze.

Njoftimi zyrtar nuk specifikoi nëse të vdekurit ishin luftëtarë apo civilë.

Reklamë

Ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës izraelit në Liban që nga sulmi me raketa të së shtunës në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, që vrau 12 fëmijë dhe të rinj, për të cilin Izraeli fajësoi lëvizjen shiite të Libanit, Hezbollah.

Nga ana tjetër, Hezbollah ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë