E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Kronikë

Dy të vdekur dhe 166 raste me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të shtunën janë shënuar dy viktima dhe 166 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ky rezultat vjen pas testimit të 1.056 mostrave.

Brenda 24 orëve kanë rezultuar të shëruar 55 pacientë, njoftoi IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste ndërkaq i vdekjeve 661.

Derisa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.034 raste, ndërkaq raste aktive 2.062./ REL

Vazhdo të lexosh