E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të rinjtë me armë në “Audi” tentojnë të largohen sa shohin policinë

Dy të rinj u arrestuan këtë të premte nga Policia e Vlorës gjatë një aksioni për të kapur persona në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo ata që trafikojnë drogë.

 

Reklamë

Efektivët ndaluan për kontroll një mjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin një 21-vjeçar dhe një 26-vjeçar.

 

Ata tentuan të largohen sapo panë efektivët, duke braktisur mjetin. Njëri prej tyre gjatë largimit hodhi në tokë një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë