E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me të shtënat e regjistruara në Shëngjin. Bëhet fjalë për dy të plagosur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”.

 

Sipas policisë, janë  plagosur me armë zjarri  lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Vazhdo të lexosh