Një aksident automobilistik u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në qytetin e Durrësit. Aksidenti ku u përfshine dy automjete ndodhi në rrugen paralel me portin. Mjetet ishin duke lëvizur me shpejtesi normale, ndaj edhe për fat të mirë nuk pati pasoja të rënda në njerëz. Mësohet se si pasoje e përplasjes u lënduan dy persona, ndërsa dëmet materiale jane të konsiderueshme në njerën prej tyre. Dy të lënduarit u dërguan në urgjencen e spitalit të Durrësit, ndërsa ekspertët e aksidenteve po hetojne shkaqet e tij. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë pakujdesia e njerit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *