E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të mbytur në det

 

Një 12-vjeçare është mbytur pasditen e kësaj të hëne në plazhin e Divjakës, pasi kishte hyrë të lahej se bashku me nje vajze tjetër 11 vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 kur te dyja te miturat ishin  duke u larë dhe kane rrezikuar te mbyten per shkak te dallgëve.

 

Në ndihmë të tyre ka shkuar një pushues i rastit, i cili ka arritur ti nxjerre në breg, por 12-vjecarja ka ndërruar jete sapo doli nga uji.

Reklamë

 

Ndërsa vajza tjetër është rrezikut per jetën. Ndërkohë një tjetër pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës paraditen e sotme. Viktima 76-vjeç nga Prishtina sipas policisë, ishte futur paradite për t’u larë, por ka mbetur në det. I moshuari është nxjerrë nga uji dhe i është dhënë ndihma mjekësore në qendrën shëndetësore në Velipojë,  por nuk ka mundur te shpëtoje.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë