E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dy të dënuarit në Itali duhet të justifikojnë pasurinë

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurinë dy të dënuarve në Itali për pjesmarrje ne organizatë kriminale, prostitucion dhe trafik të droge.

Mikel Hoxha nga Berati i dënuar nga gjykata e Torinos, për prostitucion, ka në dispozicion 48 orë për të dorëzuar formularin për pasurinë e tij.

Ndërkohë personi i dytë, Saimir Petova, gjithashtu nga Berati rezulton i dënuar nga gjykata për trafik droge.

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve te forces se ligjit. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen prokurorise se posacme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë