Kronikë
Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Shkodër

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodërs, njëri për armëmbajtje pa leje dhe tjetri pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër.
Të ndaluarit janë 30-vjeçari Ditmir Hysenaj i cili qarkullonte me armë, dhe Aleksandër Malaj 26-vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Reklamë
Sipas policisë 30-vjeçarit pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.
Ndërsa arrestimi i 26-vjeçarit, në Malësi të Madhe, është bërë pas informacioneve nga denoncimet e qytetarëve, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




