Subscribe

Dy shkollat e reja “Nënë Tereza” dhe “John. Kennedy” në Kodër Kamëz, i çelën dyert këtë vit shkollor për nxënësit me standarde bashkëkohore.

 

Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe ministren për Rininë, Bora Muzhaqi, uruan nxënësit për një vit mësimor të suksesshëm në mjediset e reja.

 

“Këtu nuk kemi ndërtuar vetëm një shkollë, por një vatër që prodhon energji të mirë për Kodër Kamzën. Kjo shkollë, e cila është ndarë në dy godina, fillon nga cikli parashkollori, vijon me 9-vjeçaren dhe gjimnazin – është një kampus i jashtëzakonshëm, që unë besoj se do t’i ndryshojë fytyrën, imazhin, reputacionin dhe ekonominë zonës, siç asnjë projekt tjetër nuk e ka bërë më parë.

 

Kryebashkiaku i Tiranës sqaroi se perse u vendosne emrat e nene terezes dhe xhoin kenedit.

 

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve speciale që kemi me Amerikën se sa ndërtimi i një shkolle me emrin John F. Kennedy – një nga presidentët më të emancipuar amerikanë. Kësaj shkolle i shkon emri i një lideri të madh,” tha Veliaj, i cili duke cituar John Kennedy-n, tha se “një fëmijë që nuk ka arsim, nuk ka dije, është një fëmijë i humbur. Misioni ynë është që të mos humbasim asnjë çun dhe asnjë gocë nga Kodër Kamza, Lapraka, Instituti, për të ardhmen tonë.

 

Dy shkollat e reja janë pjesë e një sërë investimesh që kanë transformuar zonën dhe kanë rritur dhe vlerën e pronave përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *