E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Dy shfaqje interesante ngjiten në skenë këtë fundjavë

Dy histori të reja dashurie vijnë këtë fundjavë në teatrin eksperimental. Në salla të ndryshme ngjiten dy drama me pak aktorë, por me mesazhe të mëdha.

 

Milto Kutali e ka nisur rrugëtimin artistik të shfaqjes “Hënat e fundme” më herët, edhe në shtëpinë e të moshuarve. Regjisori vë në skenë historinë e një të njeriu që jeton me dashurinë e gruas që është ndarë nga jeta vite më parë dhe dashurinë e djalit që tanimë ka krijuar familjen e tij.

 

Reklamë

Vepra e italianit është përkthyer në 29 gjuhë të botës, por i flet shoqërisë shqiptare po aq sa në gjuhën që u  krijua.

 

E ndërsa “hënat e fundme” vjen si drama që përtej dashurisë fshihen sakrifica të mëdha, “ Këngët e dashurisë” së Laert Vasilit, na sjellin një shfaqje më romantike.

 

Laerti eksperimenton për herë të parë në zhanrin e teatrit muzikor, por nuk ka frikë nga kritika, pasi aktorët e gjithë detajet, i ka ndërtuar mbi këtë koncept të ri për teatrin.

 

Premierë tjetër këtë fundjavë në kryeqytet është edhe “Gomari i Babatasit”, vepra e “Gjergj Fishtës” që vjen në Tiranë pasi është përcjellë më herët në teatrin “Migjeni”.

Më shumë video

Reklamë