Një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike është evidentuar nga policia këtë të enjte. Në fshatin Shkozë e Bardhë, Thumanë, policia ka zbuluar dy sera ku kultivoheshin 610 fidanë kanabisi.

 

Si pasojë, janë shpallur në kërkim babë e bir që dyshohen si pronarët e lëndës narkotike.

 

“Gjatë operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë”, si rezultat i kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së shtetasve E. R. dhe D. R. (babë e bir), u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.    

 

Gjithashtu është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *