Subscribe

Tri ditë përpara takimit të Brukselit mes presidenteve Thaçi e Vuçiç, Kuvendi i Kosovës zhvillon dy seanca të jashtëzakonshme të ndara. E para është mbajtur me kërkesë të kryeministrit Haradinaj ku duhet të miratohet delegacioni për dialogun me Serbinë.

 

Seanca e dyte zhvillohet me kërkesë të opozitës e cila kundërshton me force idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.

 

Në seancën për ekipin negociator Haradinaj ka propozuar Fatmir Limajn, kryesues të delegacionit ndërsa ne përbërje te tij të jenë Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Avni Arifi dhe Dardan Gashi.

 

Sipas kryeministrit mungesa e opozitës ne sallën e parlamentit ishte një qëndrim tërësisht i gabuar.

 

Krerët e grupeve parlamentare te PDK AAK DHE NISMES kane deklaruar se do te mbështesin ekipin negociator te propozuar nga kryeministri për te vijuar bisedimet ne Bruksel me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *