Dy salla në Kuvend kanë marrë emrin e politikanëve Gerti Bogdani dhe Bashkim Fino, të cilët janë ndarë nga jeta para kohe. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, tha se të dy politikanët kanë një kontribut të çmuar në shoqërinë shqiptare.
Elisa Spiropali: Sot para nisjes nderuam kontributin e dy politikanëve, të cilët janë ndarë nga jeta para kohe, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani duke emëruar dy salla me emrat e tyre Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë.
Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit. Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare.


/vizionplus.tv





