Subscribe

Ne pritje te seancës plenare për imunitetin e Saimir Tahirit, opozita ka shfrytëzuar mbledhjet e komisioneve parlamentare për te akuzuar maxhorancen se po mbron një trafikant.

 

Ndërkaq ne parlament janë depozituar edhe 2 raportet e Këshillit te Mandateve dhe imunitetit për ceshtjen Tahiri. Raportet nuk kane surpriza: dokumenti I hartuar nga 5 deputetet  e shumicës argumenton vendimin e PS pse nuk duhet dhënë leja për arrestimin e Tahirit.

 

“Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer prokuroria, ka sfond politik.”

 

Ndërkohë 5 deputetet e opozitës kane paraqitur argumentet pse kërkesa e Prokurorisë është e drejte dhe duhet votuar pro arrestimit te Saimir Tahirit.

 

 “Shkeljet penale që deputetit i atribuohen, në mënyrë të qartë nuk janë të bazuara në motive politiko-partiake dhe as kanë për qëllim shqetësimin, apo intimidimin e deputetit ,apo ndikimin e mandatit të tij. Nga vetë deputeti ,as nuk u pretendua një motiv i tillë politik.

 

Te mërkurën parlamenti do te votoje për heqjen e imunitetit te Saimir Tahirit, por votimi është I hapur dhe 74 votat e socialisteve janë bere publike se do ti japin leje prokurorisë vetëm për kontrollin e shtëpisë dhe jo arrestimin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *