Subscribe

E mërkura do të bëjë bashkë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti në një marrëdhënie të ndryshuar, pasi kreu i qeverisë shqiptare pa u këshilluar me homologun e tij të Kosovës, i dërgoi Francës dhe Gjermanisë një propozim për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

 

Dokumenti konfidencial pritet të jetë edhe kryebiseda mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, para se ata të dalin para mediave.

 

ODETA BARBULLUSHI

 

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

 

Kjo mbledhje është një lloj mesazhi politik dhe një nënvizim i mesazhit që marrëdhëniet tona janë të një natyre të posaçme, strategjike. Objektiva themeltare e të dy qeverive është krijimi i një hapësire të përbashkët sa politike aq edhe ekonomike.

 

Deklaratat e tyre do të prihet nga mbledhja e përbashkët e titulluar “Të përbashkuar në Gjakovë”. Në intervistën për Vizion Plus, Odeta Barbullushi, këshilltarja e kryeministrit, bën me dije se në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive të vendoset lehtësimi i kontrollit kufitar, për një periudhë përtej sezonit veror.

 

ODETA BARBULLUSHI

 

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

 

Ne po përpiqemi që këtë praktikë ta zgjerojmë përgjatë gjithë vitit, duke mundësuar vetëm kontrolle të rastësishme por edhe duke synuar për mbarëvajtjen e asaj që është qendra e përbashkët e menaxhimit të integruar të kufirit.

 

Po aq do të nënshkuhen13 marrëveshje ndërqeveritare. Njohja e ndërsjellë e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtëgjyqësore janë ndër to.

 

ODETA BARBULLUSHI

 

KESHILLTARE E KRYEMINISTRIT

 

Në fazën ku jemi, ne vëmë re që deri diku e kemi ezauruar fushën e akteve ligjore në gjithë sektorët e bashkëpunimit tonë dhe ajo ku jemi tashmë është kryesisht në fazën e zbatimit.

 

Në Gjakovë e cila përkon me ditën e çlirimit të saj, dy qeveritë mblidhen për herë të nëntë. Me kryeministër Albin Kurti, Edi Rama ka përmbyllur 39 nga 41 marrëveshje të  nënshkruara.

 

Gjatë qëndrimit në Gjakovë, përfaqësuesit e dy qeverive do të zhvillojnë homazhe në Lapidarin e Dëshmorëve dhe do të zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *