Pas Qarkut ,Gjykates se Apelit, AKU, bie ne gracken e covid 19 edhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Vlorë e cila sot ka mbyllur dyert e saj.
Shkak është bërë infektimi me koronavirus i dy punonjësve të kësaj agjencie nga 5 qe eshte numri total i punonjesve te kesaj Agjencie .

Ndërkohë që Gjykata e Apelit është mbyllur ditën e djeshme pasi një punonjëse e administrates, sekretare pranë kësaj Gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Sot ndërkohe ka marrë përgjigjen e tamponit dhe nje tjetër sekretare e kesaj gjykate dhe ka rezultuar pozitiv.


Ditën e hënë janë kyçur zyrat e inspektoreve në katin e dyte të godinës pas dezinfektimit të saj, ndersa sot jane lejuar te punojne vetem 2 punonjese ne katin e tret 137, juristja dhe financierja e Autoritetit kombëtar të ushqimit në Vlorë.


Pak ditë më parë Keshilli i Qarkut ka kaluar në karantinë pas infektimit te një punonjese të kësaj administrate.


Deri tani, janë 126 raste aktive në qarkun e Vlorës, ndërkohë që 5 pacientë nga ky qytet kanë humbur betejën me koronavirusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *