E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dy policë në rrjetin e trafikut të drogës

Dy efektiv të policisë së Beratit, dyshohet të jenë të implikuar në fshehjen e sasisë më të madhe të drogës prej 1 tonësh të kapur një ditë më parë në qytetin e Skraparit.

 

Kjo është magazina, e modifikuar si laborator që prej kohësh përdorej nga trafikantet, si bazë për tharjen e paketimin e lëndës narkotike, në fshatin Lapan të Beratit.

 

Reklamë

 

Lënda narkotike u gjet pas një hetimi disamujor nga Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me sektorin e antidrogës në Berat, pas një informacioni të siguruar se në një magazinë të braktisur, në fshatin Lapan, fshihej ngarkesa e madhe e hashashit.

 

Në momentin e zbulimit të lëndës narkotike, mësohet se magazina ka qenë e braktisur, çka ka vështirësuar hetimet për identifikimin e personave që janë përfshirë në rrjetin e trafikut.

 

Dyshohet se droga mbahej e magazinuar me qëllim trafikimin e saj jashtë kufirit të Shqipërisë. Gjithashtu, po hetohet edhe për personat përgjegjës që janë marrë me tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

 

Burime pranë Prokurorisë se Krimeve te Renda thane se është shmangur policia lokale në hetim, për shkak të rrezikut te dekonspirimit të operacionit. Gjithashtu, bëhet e ditur se janë firmosur 6 urdhërarreste.

 

 

Më shumë video

Reklamë