Shkon në 97 numri i pacientëve që nuk ia kanë dalë dot të fitojnë betejen me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetesisë bëri të ditur se këtë të martë janë regjistruar edhe dy viktima të tjera.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, që megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka saktësuar në njoftimin për shtyp nëse viktimat kishin apo jo sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga totali i viktimave në vendin tonë, numrin më të lartë e regjistron qarku i Tiranës me 49 persona që kanë ndërruar jetë . Shkodra ka 17 viktima dhe Durrësi 5.

Ministria sqaroi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 96 raste të reja ndërsa në spitalin Infektiv janë aktualisht 90 pacientë.

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)
Testime totale 33389
Raste pozitive 3667
Raste të shëruara 2062
Raste Aktive 1508
Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 672
Durrës 219
Shkodër 190
Vlorë 97
Lezhë 77
Kukës 51
Korçë 46
Berat 40
Elbasan 39
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *